Flet Statovci pas sulmit: U godita me mjete të forta
Trajneri i futbollit Faruk Statovci ka konfirmuar lajmin për sulmin që ka pësuar në orët e para të mëngjesit.
Statovci ishte duke shkuar në banesën e tij pas përfundimit të emisionit, derisa aty është sulmuar nga dy persona të cilët e kanë goditur me mjete të forta.
Ai për Kanal10 ka treguar ngjarjen se si ka ndodhur deri te përleshja.
“Kam qenë duke hyrë në banesën time kur papritur dy persona me maska dhe me mjete të forta më kanë goditur. Kam pësuar disa goditje nga mbrapa por që nuk ishin shumë të rënda. Jam munduar të i largoj të dy sulmuesit”, tha fillimisht Statovci.
“Kam lajmëruar menjëherë Policinë të cilët janë duke e hetuar rastin. Kam marrë edhe trajmtim në QKUK, ku kam disa lëndime të vogla trupore por që nuk janë shumë serioze”, përfundoi Statovci.