Flet roboti më i avancuar në botë: Do ta shkatërroj njerëzimin
Një humanoid i fundit nga Hanson Robotics ka shqetësuar të gjithë, pas asaj çfarë ai ka thënë.
Siç do ta shihni në videon më poshtë, roboti “Sophia” është dizajnuar që të jetojë në mesin e njerëzve në të ardhmen dhe të integrohet plotësisht në shoqëri, thuhet sipas CEO-s Dr. David Hanson.
Sophia thotë në fillim se do të dëshironte të ishte një lloj ambasadori për njerëzit, duke vazhduar evoluimin përmes edukimit formal.
Hanson thotë se Sophia do të jetë kreative dhe do të veprojë njëjtë si njerëzit. Por, ajo çfarë ka shqetësuar të gjithë është përgjigjja në një pyetje që Hanson ia ka bërë robotit.
Në video, roboti thotë se ka në plan që t’i shkatërrojë njerëzit. Shihni videon më poshtë: