Flet motra e gruas që humbi jetën në atentatin në Shkodër
Flutura Basha është një nga viktimat e masakrës së Shkodrës të ndodhur disa ditë më parë në Dobraç.
Motra e saj, për emisionin ‘Me zemër të Hapur’ ka deklaruar se ishte fati i tyre i keq.
Sipas saj, ata kishin qenë duke shkuar te toka e tyre.
Ndër të tjera ajo zbuloi se gjendja e bashkëshortit të saj, Bashkim Basha, ndodhet në gjendje të rëndë.
“Fati i saj i keq, në momente të keq. Bashkimi është keq. Akoma në gjendje rreziku. Po shkonin te toka e tyre në bujqësi. Ishte dëmtuar shumë kishte marrë shumë plagë. Nuk di çfarë të them. Fati i keq i saj. Ka lënë dy vajza dhe një djalë”, tha motra e viktimës.
Kujtojmë se 56-vjeçarja fatkeqe gjeti vdekjen kur motori me të cilin ajo po lëvizte bashkë me të shoqin, i cili mbeti i plagosur, u përplas nga makina e Hamza Licit.
Ky i fundit devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin e çiftit Basha, pasi më parë u qëllua me breshëri.
Hamza Lici (shofer) dhe Arlind Bushati (pasagjer) po udhëtonin me makinë kur ranë pre e breshërisë së plumbave.
Pasi u qëllua, Lici humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi motorin ku udhëtonte çifti Basha. Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndersa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Atentati mafioz ndodhi rreth orës orën 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç.
Si ndodhi ngjarja
Në një pritë të mirorganizuar, në “Dobraç” të Shkodrës, në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, dy automjete i prenë rrugën një “Mercedes”- i. U qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të, për pasojë plumbat bien mbi drejtuesin e mjetit.
Makina devijon dhe përplaset fillimisht me një motor në të cilin udhëtonte çifti, Bashkim dhe Flutura Basha dhe më pas në murin rrethues të një ndërtese. Në mjetin e bërë shoshë, shoferi gjendet i pajetë, ndërsa pasagjeri në grahmat e fundit, ndërsa pamjet nga përplasja e motorit janë tronditëse.
Gruaja Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i shoqi Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë.
Për më shumë se një orë, viktimat dhe dy të plagosurit mbetën në rrugë, ndërsa policia mobilizohej të hynte në zonën e larë me gjak e plumba.
Shënjestër e asaj masakre ishte Hamza Lici, vetëm 23 vjeç. Me të në makinë u gjend edhe Arlind Bushati, i cili ka marrë një plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa Bashkim Basha që po drejtonte motorin në momentin kur dy makinat hapën zjarr mbi mjetin ku udhëtonin dy të rinjtë është në gjendje kritike për jetën. Rreth 3 orë pas ngjarjes, policia ka marrë informacion që është gjendur një makinë e djegur në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën edhe dy kallashnikovë.
Policia, si përherë, humbi gjurmët e atentatorëve. Më pas mblodhi gëzhojat në vendin e ngjarjes, siç tha se ka mbledhur edhe pamjet filmike. Burrë e grua, Bashkim dhe Flutura
Basha, po udhëtonin me motor kur mjeti i Licit është përplasur me ta, duke i marrë jetën gruas në vend, ndërsa Bashkimi është dërguar në spital, por mjekët kanë dëshmuar që është në gjendje të rëndë. Ndërsa Bushati për pak orë ishte në gjendje kritike, për shkak të plumbit në kokë!