Flet Meriton Korenica: Pas titullit të fituar, punojmë për garat evropiane
Barazimi pa gola në derbin e madh kosovar mes Dritë dhe Gjilani, vendosi fatin e Ballkanit si Kampion i Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe pse i kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Ballkani nga sot e nis festën e titullit të parë në histori, shkruan Periskopi.
Pas shpalljes së Ballkanit kampion, Periskopi ka kontaktuar edhe mesfushorin e klubit nga Suhareka, Meriton Korenicën i cili u shpreh i lumtur për këtë titull dhe tha se tani qëllimi i tyre është të paraqiten sa më mirë në garat evropiane.
“Është një ndjenjë e veçantë të bëhesh kampion i Superligës e sidmoso për herë të parë si lojtar dhe duke shkruar historinë për herë të parë me klubin”, tha fillimisht ai.
Korenica tregoi se cili është qëllimi i skuadrës tutje.
“Qellimi ynë tani është të përgatitemi për garat evropiane dhe të shkojmë sa më larg, pasi kemi shumë cilësi në ekip dhe besojmë që do të arrijmë sa më lartë”, tha ai.
Kujtojmë se Ballkani u shpall kampion me 70 pikë të grumbulluar duke lënë parapa, Gjilanin e Dritën.