Flet Loftues-Cheek pas ndeshjes, tregon se çfarë mendoi para sa ta godiste topin për gol

Flet Loftues-Cheek pas ndeshjes, tregon se çfarë mendoi para sa ta godiste topin për gol

Skuadra e Chelseas e ka siguruar finalen e madhe të FA Cup, pasi eliminoi me rezultatin 2:0 klubin e Crystal Palace.

Me golin e Loftues-Cheek dhe Mount, Chelsea suguroi biletën për në finale të Fa Cup, ku e prêt Liverpooli, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes foli edhe golashënuesi i parë i ‘Bluve’, Loftues-Cheek i cili tha se ndihet mirë për golin dhe tregoi se çfarë po mendonte para se ta godiste topin.

“Thjesht mendoja ta godisja, mendoj se u desh një devijim i vogël. Më duhej të isha gati për të hyrë. Më dukej paksa i ngadaltë në pjesën e parë, kështu që doja të sillja pak energji.

“Arsyeja pse jam ende këtu është mentaliteti im me të gjitha dëmtimet. Unë ende besoja në veten time dhe thashë për shumë vite do të vijë koha ime”, tha ai.

Shpërndaje në: