Flet Haaland si lojtar i Cityt: Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem
Skuadra e Man Cityt sot dhe zyrtarisht e ka prezantuar para tifozëve të vetë sulmuesin Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez arriti marrëveshje javë më parë, por sot u zyrtarizua gjithçka, shkruan Periskopi.
Haaland shkoi te City për 60 milionë euro dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë në planet e Guardiolës.
Pas prenaztimit, Haaland u shpreh shumë i kënaqur m vendimin e tij për të luajtur me skuadrën e Guardiolës.
“Man City, lëvizje e shkëlqyer për mua. Unë jam krenar. Ka kaq shumë lojtarë të klasit botëror në këtë skuadër dhe Guardiola është një nga menaxherët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kështu që besoj se jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia”.
“Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem”, tha ai.