Flet Florian Marku para meçit të nesërm: Mezi e prisja këtë ditë pas padrejtësisë në meçin e fundit
Florian Marku do të ndeshet në The SSE Arena me Rylan Charlton.
Nesër do të zhvillohet meçi ndërmjet Florian Markut dhe Rylan Charlton në kuadër të “Weltherweight”.
Marku, i cili fitoi shtatë meçet hapëse të karrierës së tij profesionale, pësoi barazimin e parë në rekordin e tij kur u detyrua të vendoste për një barazim me Jamie Stewart në dhjetor.
Florian Marku duke folur për Sky Sports tha se është i gatshëm për Charlton dhe se më herët iu kishte bërë një padrejtësi, duke aluduar në meçin me Jamie Stewart.
“Mezi po e prisja këtë ditë që nga padrejtësia e meçit tim të fundit. Jam i lumtur që Charlton është i pamposhtur sepse kjo është një luftë që unë dua”, tha ai.
“Rylan nuk mund të qëndrojë ashtu siç thotë tani. A do ta nokautoj? 100%”, shtoi ai.
Marku tregoi edhe çfarë i tha në përballjen përfundimtare gjatë matjes së peshës.
“I thashë se është i ngadaltë, do ta shohë vetë, ai është një bodybuilder por këtu nuk ngehim pësha ne”, tha Marku.
“Pas raundit të parë, ai do të ndryshojë mendje sepse do të shohë se çfarë ka përpara. Ai nuk është në nivelin tim, por të shohim a mund ti bëjë gjërat që thotë”, përfundoi Florian Marku.
MARKU RATES WELTER RIVALS??@FlorianMarku92 is not shy to speak his mind… so we asked him to describe his welterweight rivals in one word? pic.twitter.com/OCn7DzXh3s
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) February 18, 2021