Flet Enzo Fernandez si lojtari më i ri i Chelseas
Skuadra e Chelseas sapo ka prezantuar transferi më të ri që vjen nga Benfica.
Fjala është për mesfushorin, Enzo Fernandez i cili pranoi marrëveshjen me Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, shkruan Periskopi.
Enzo nënshkroi me blut e Londrës për çmimin rekord 121 milionë euro.
Kështu, argjentinasi bëhet mesfushori më I shtrejtë ndonjëherë.
Pas prezantimit te Chelsea, Enzo tha se po ndihet mirë dhe falënderon stafin e Chelseas që bën të pamundërën që ai ti bashkohet londinezëve.
“Jam shumë mirënjohës për Chelsea dhe pronësinë e saj që bënë gjithçka që mundën për të më bërë pjesë të këtij projekti”.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem Pride of London”, tha ai.
Enzo Fernández: “I am so grateful to Chelsea and its ownership for doing everything they could to make me a part of this project”. 🔵🇦🇷 #CFC
“I’m happy and excited to join the Pride of London”. pic.twitter.com/cCwzV05Tp3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2023