Flet De Bruyne pasi ndëshkoi Atleticon: Qëndrova i qetë dhe shënova
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Man Cityt dhe Atletico Madridit, duel ky në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
City shënoi fitore me rezultati 1:0 falë golit të Kevin de Bruyne, shkruan Periskopi.
Mesfushori belg foli pas ndeshjes, ku tha se ai qëndroi shumë i qetë në golin e shënuar.
“Pjesa e parë ishte e ngushtë, në pjesën e dytë patëm disa raste dhe ishte mirë që morëm një gol”.
“Unë bëra vrapimin dhe Phil Foden më gjeti në mënyrë të përsosur, më duhej të qëndroja i qetë dhe për fat e bëra. Është shumë e vështirë. Ata luajtën me pothuajse pesë në prapavijë dhe me pesë në mesfushë”, tha ai.