Flet babai i Einxhelit: S’kam arsye ta takoj Dagzin

Flet babai i Einxhelit: S’kam arsye ta takoj Dagzin

Sonte (e premte) mbahet finalja e madhe e spektaklit Big Brother VIP. Njëri prej katër finalistëve: Donaldi, Iliri, Beniada ose Einxhel, do të jetë fatlumi që do të shpërblehet me çmimin e madh prej 98 mijë eurosh.

Në emisionin “Shqipëria Live” të premten u diskutua mbi katër finalistët, ku pjesëmarrës ishin edhe disa nga familjarët e tyre.

Babai i moderatores Einxhel Shkira, piktori Muzafer Shkira u ngacmua nga gazetarët se nëse e kishte takuar nga jashtë DJ Dagzin, i cili është banori me të cilin Einxhel krijoi një lidhje brenda shtëpisë.

Babai i moderatores i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar Dagzin, duke thënë se atë që ka ndodhur mes atyre dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, ka thënë Muzafer Shkira

I ngacmuar nga moderatorët nëse do ta takojë tani, ai u shpreh për të dashurin e vajzës së tij duke thënë: “Do ta takoj ashtu siç takova Monikën”.

Einxhel përndryshe ishte finalistja e katërt e cila u njoftua mbrëmjen e gjysmëfinales dhe njëherësh është banorja e vetme finaliste e cila nuk ka hyrë që nga dita e parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Shpërndaje në: