Flet Andin Lokaj për largimin nga RTK, tregon se pse e mori këtë vendim

Flet Andin Lokaj për largimin nga RTK, tregon se pse e mori këtë vendim

Komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj të dielën në mëngjes dha lajmin e befasishëm se ka ndarë rrugët me Radio Televizionin e Kosovës.

Ai publikoi një video nga TikTok teksa komenton golin e Nezirit kundër Portugalisë, përballje e cila ishte e fundit e tij në RTK si komentator.

Lokaj tha se u ndje i nënçmuar dhe se nuk u vlerësua nga RTK.

“Këto ditë do t’i përfundoj procedurat administrative për shkëputje të kontratës”, ka thënë ai fillimisht.

“Në një vend ku ndihesh i nënçmuar dhe nuk vlerësohesh, nuk ke çka humb kohë kot”, ka shtuar ai për gazetën Nacionale.

Shpërndaje në: