Fleni më gjatë në fundjavë që të parandaloni vdekjen e hershme
Nëse jeni të angazhuar gjatë javës dhe nuk mund të bëmi gjumë më shumë se pesë orë, është e domosdoshme që gjatë fundjavës të fleni më shumë. Ky ka qenë përfundimi i hulumtimit të studiuesve të Universitetit të Suedisë. Sipas këtij hulumtimi, të gjithë njerëzit nën moshen 65 vjeçare, duhet të flenë më shumë se 5 orë gjatë ditëve te fundjavës nëse këtë nuk mund ta bejnë gjatë ditëve tjera të javes, shkruan Mashable, transmeton Periskopi.
Hulumtimi është kryer duke shikuar këtë proces te rreth 300,000 mijë njerëz për 13 vjet me radhë.
Studimi i publikuar në revistën shkencore ‘Journal of Sleep Research’ tregon se nëse ju jeni shumë i ngarkuar gjatë javës me pune plus jeni konsumues i duhanit, alkoolit por edhe kafesë në masë më të madhe, rreziku është shume i madh që të balladaqoheni me sëmundje vdekjeprurëse.
Torbjörn Alerstedt, hulumtues, thotë se kjo gjendje e keqe me gjumin mund të riparohen duke e kompensuar ate në kohën e lirë, gjatë fundjavës.
‘Rezultati i hulumtimit tregon se nëse gjumi jo i mirë (jo i gjatë gjatë javës) kombinohet me gjumë më të mirë gjatë fundjavës, atëherë parandalohen sëmundjet që çojnë në vdekje’, thuhet në studim./Periskopi/