Flatron Halimi pas kualifikimit: Jam ende duke u dridhur nga emocionet, jam pa fjalë!
Flatron “Juanflatroo’ Halimi, pas fitores së arritur kundër ekipit brazilian ‘Mibr’, për t’u kualifikuar në ‘Legends Stage’, në një intervistë ka treguar për emocionet dhe ecurinë e lojës së tyre, shkruan Periskopi.
Halimi ka thënë se ka qenë i bindur në fitoren kundër ekipit brazilian.
Ndër të tjera, duke qeshur ai tha se “gjatë gjith ndeshjes isha duke menduar të mos thyej ndonjë dëgjuese pas fitores”, duke e ditur se e kishte bërë një incident të tillë në kualifikimin e parë për “Challenger Stage”.
“Sot, kam provuar të qëndroj i qetë, gjatë gjithë ndeshjes isha duke menduar për dëgjueser, sepse e dija që do të fitonim, e kisha këtë ndjenjë. Por, isha duke menduar…pas ndeshjes çfarë do të bë.
Thash, vetem do të qëndroj i qetë. Isha duke e “ruajtur” PGL”, u shpreh Halimi”.
“Jam ende duke u dridhur nga emocionet, jam pa fjalë”, ka deklaruar ndër të tjera Halimi pas ndeshjes.
Ndryshe, ekipa kosovare “Bad Neës Eagles” sot kanë arritur fitoren historike për të kaluar në “Legends Stage”.
Kjo është hera e parë që një ekip kosovar luan në një kompeticion të madh botëror në CS:GO./Periskopi/