Flasin nga Policia për incidentin në fushë në takimin ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit

Flasin nga Policia për incidentin në fushë në takimin ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit

Takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas një incidenti që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit dhe sulmuan porterin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Periskopi.

Rastin e ka konfirmuar për Periskopin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se ekipet përkatëse po merren me rastin dhe se shumë shpejtë do t’i bëjnë të ditur detajet e tjera.

“Është ndaluar loja, incidentin nuk e di se ne i kemi ekipet në vendin e ngjarjes, polica e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Për çdo informacion më të ri do t’ju njoftojmë”, tha Hashani.

Shpërndaje në: