Flasin nga Policia e Kosovës për intervistimin e Agim Ademit
Sot gjatë ditës u raportua se Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest për kreun e FFK-së, Agim Ademin.
Por, në informacionin zyrtar të policisë dhënë për opinionin publik, thuhet se nuk ka pasur urdhërarrest, por ftesë për paraqitje në stadicion policor për intervistim, shkruan Periskopi.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se Ademi do të intervistohet edhe nesër.
“Informacion zyrtar
Prishtinë, 21 mars 2023
Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise”.