Flasin ekspertët: Pesë gjëra thelbësore që duhet të dish për partnerin para se të martohesh

Flasin ekspertët: Pesë gjëra thelbësore që duhet të dish për partnerin para se të martohesh

Ndoshta ju jeni në një lidhje ose keni bashkë disa vite. Cilido që të jetë rasti, ka disa pyetje të rëndësishme për t’ia bërë vetes dhe partnerit nëse shikoni se raporti juaj është i destinuar të shkojë shumë gjatë

A po planifikoni të martoheni? Nëse po, cilat janë arsyet për t’u martuar? Cilat janë arsyet e partnerit? A jeni gati për një jetë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të njihni më parë veten dhe partnerin.

Disa ekspertë të marrëdhënieve – një prej të cilëve Patti Stanger, psikologia klinike Dr. Dara Bushman dhe psikoterapisti Jason Eric Ross, bashkuan një listë të gjërave thelbësore që një partner duhet të dijë përpara se të martohet.

Nuk është një listë gjithëpërfshirëse, por konsiderojeni si një libër udhëzues, para se të hyni në një kapitull të ri në jetën tuaj.

Do apo nuk do fëmijë – dhe sa fëmijë

“Nëse nuk jeni në të njëjtën linjë (rreth fëmijëve), atëherë kjo është një pengesë e madhe”,- thotë Millionaire Matchmaker’s Stanger,- sepse nuk do të jeni asnjëherë në të njëjtin pozicion”.

“Nëse tashmë e keni pasur këtë diskutim, atëherë jeni në rrugë të mbarë. Ndonjëherë këto gjëra kuptohen ose diskutohen natyrshëm, mjafton të jeni të hapur.”

Situata financiare – si do t’i menaxhoni paratë

“Shkaku numër një i divorcit është mosrënia dakord për paratë, keqmenaxhimi i tyre”,- vuri në dukje Stanger.” Ross, një psikoterapist në NYC dhe Florida, specifikon: “Ju dëshironi të dini nëse partneri është i gatshëm të mendojë se pas martesës, ju do t’i shpenzoni, menaxhoni bashkë paratë”.

Si bëheni bashkë me të tjerët – të afërmit, miqtë dhe daljet me ta

Mënyra se si dikush i trajton njerëzit e tjerë flet shumë edhe për raportin në çift. Pavarësisht nëse është e mirë (apo e vrazhdë) marrëdhënia, pavarësisht nëse flet mirë apo keq për miqtë dhe mikeshat e tua, kësaj pike kushtoji vëmendje. “Familja dhe miqtë, përfshirja me ta, mund të jetë faktori më i rëndësishëm për t’u marrë parasysh”, – tha Ross.

Si i pëlqen ta prekësh

Kjo mund të tingëllojë pa kuptim, por intimiteti është ndryshimi kryesor midis një marrëdhënieje romantike dhe asaj platonike. Seksi, pirja e duhanit, puthjet dhe “prekja”, me të vërtetë, kanë shumë rëndësi. “Ju nuk mund të lidheni plotësisht, nëse nuk keni kontakt fizik”,- tha psikologu Bushman.

Marrëdhëniet kalojnë “dimër” dhe “verë”, përfshirë edhe intimitetin fizik. Të qenit shumë i qetë me njeri-tjetrin fizikisht është shumë e rëndësishme për lidhjen gjatë gjithë jetës.

Çfarë pëlqen në rastet e krizave

Të gjithë çiftet kalojnë pika kritike, shqetësime të lidhura me karrierën ose edhe probleme shëndetësore. Ajo që duhet të dini është se si funksionon raporti juaj në një kohë krize. Stanger thotë se nuk është ideale nëse doni të shmangni problemin, të ngrini duart lart dhe të ktheni kokën në anën tjetër. “Kjo tregon paaftësi – ose gatishmëri – për t’u marrë me emocionet dhe për të zgjidhur problemet. Askush nuk është perfekt. Në raste të tilla, duhet të dini edhe të kërkoni këshillim nga specialistët.”

“Të jesh i gatshëm për t’u nënshtruar këshillimit, për mua, është një shenjë e pjekurisë dhe gatishmërisë”,- tha Ross. “Unë besoj se njerëzit që kërkojnë terapi e bëjnë këtë, sepse e duan marrëdhënien e tyre më të shëndetshme.”

Shpërndaje në: