Flamuri i UÇK-së valëvitet në mes të shkretëtirës së Dubait

Flamuri i UÇK-së valëvitet në mes të shkretëtirës së Dubait

Flamuri i UÇK-së është valëvitur në mes të Dubait për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Janë reperët e njohur shqiptarë, Mozzik dhe Loredana Zefi, të cilët kanë valëvitur flamurin ndërsa janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Dubai.

Ata së bashku me vajzën e tyre Hana kanë zgjedhur këtë destinacion, për të kaluar pushimet. Teksa ndodhen atje, ish-çifti që dyshohet se janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit janë përfshirë në frymën e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Dyshja teksa kanë vizituar shkretëtirën e famshme të Dubait, kanë valëvitur atje flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo vjen si shenjë nderimi për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por edhe faktit se katër krerë të famshëm politikë nga Kosova po gjykohen  në Gjykatën Speciale. Mozzik njihet si një mbështetës i zjarrtë i Partisë Demokratike të Kosovës, lideri i së cilës, Kadri Veseli, i cili ndodhet gjithashtu në Hagë.

“Urime Kosova ime e dashur”, shkroi Mozzik në një fotografi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Shpërndaje në: