Flamuri i Kosovës sot valon në Kinë: Faleminderit Kiana dhe Albin

Flamuri i Kosovës sot valon në Kinë: Faleminderit Kiana dhe Albin

Sot me fillim nga ora 12:30 do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Flamuri i Kosovës do të valoj në Pekin të Kinës, ku gjatë ceremonisë do ta bartin dy skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, përcjell KosovaPress.

Ekipi olimpik i Kosovës në këto LOD Pekin 2022 do të përfaqësohet nga skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, ku Albini garon në katër disiplina të skijimit alpin si sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin, ndërsa Kiana në disiplinën e sllallomit të madh.

Momentalisht, ekipi olimpik kosovarë gjendet në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës, ku atje do t’i pret një ditë e ngjeshur me aktivitete.

12:30 – Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022

Shpërndaje në: