Flamuri i Kosovës në zhveshtoren e Dinamo Zagrebit gjatë festës pas triumfit magjik kundër Tottenhamit
Dinamo Zagrebi ka shkaktuar mrekullinë e mrekullirave kundër Tottenhamit në Europa League, duke kaluar në cerekfinale të kompeticionit pas triumfit 3-0 në Kroaci.
Ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar 2-0 në të mirë të Tottenhamit, por kroatët arritën që të kthejnë përmbys gjithcka në përballjen e dytë, shkruan Periskopi.
Një hat-trick nga Orsic pas 120 minutave ia konfirmoi cerekfinalen skuadrës së Lirim Kastratit, i cili nuk luajti por ishte në bankën rezervë.
Sidoqoftë, flamuri i vendit të Kastratit – Kosovës – ishte prezent në festën e Dinamos në zhveshtore pas vërshëllimës së fundit.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/