Flamujt e kuq bëhen viralë në Twitter: ”Albin Kurti është kryeministri më i mirë” ???
Çka janë flamujt e kuq, është një prej pyetjeve më të shpeshta që po bëhet kohët e fundit në rrjetet sociale.
Është një trend i ri që ka pushtuar rrjetet sociale, ku marka të ndryshme, kompani, apo edhe klube sportive shkruajnë diçka ironike apo paradoksale.
Gjithçka nisi nga llogaria zyrtare në Twitter, pastaj ky trend u bë i njohur në gjithë botën. Poenta është e qartë “Mos u besoni të gjitha gjërave atyre që i shkruajnë këto gjëra, e kundërta është e vërteta”.
“I’m not on Twitter” ????????????????????????????????????????????????
— Twitter (@Twitter) October 12, 2021
“Unë nuk jam në Twitter”, ka qenë shkrimi nga llogaria zyrtare e Twitterit që ka vendosur dhjetëra flamuj të kuq.
Ky trend pastaj ka vazhduar nga të gjithë përdoruesit, teksa edhe klubet e mëdha janë përfshirë.
“@Cristiano isn’t the ?” ???????????????????????????????????????
— Manchester United (@ManUtd) October 13, 2021
“Cristiano nuk është më i miri i të gjitha kohërave”, ka qenë cicërima ironizuese nga Manchester United.