Fjolla Morina lirohet me procedurë të rregullt pas arrestimit
Fjolla Morina është liruar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, pasi që u arrestua sot
Arrestimi i Fjollës kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, kurse lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas tij Fjolla është liruar me procedurë të rregullt pas arrësimit.
“Personi i apostrofuar është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, citohet të këtë thënë Hoxha për këto media.
Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Morina kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.
Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.
Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL’i.