Fjolla Morina kujton verën me një foto të nxehtë në krahët e partnerit

Fjolla Morina kujton verën me një foto të nxehtë në krahët e partnerit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, është duke e shijuar në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla.

Dyshja thuajse çdo ditë publikojnë fotografi të përbashkëta dhe bëjnë dedikime dashurie në rrjetet sociale.

Fjolla së fundmi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh, të cilin e kishte realizuar në të kaluarën me partnerin aktual.

Bëhet fjalë për një fotografi të çiftit, të realizuar në plazh, gjatë pushimeve të tyre në Malaga të Spanjës gjatë verës së kaluar.

Këngëtarja e ka shoqëruar fotografinë me vargjet e këngës “Drunk in love” të Beyonce dhe Jay Z.

Fjolla dhe Fisniku kanë planifikuar martesën e tyre këtë muaj, në një ceremoni shumë private dhe me pak njerëz.

Shpërndaje në: