Fjolla Morina e dashuruar kokë e këmbë në biznesmenin: Hajde për njëri-tjetrin betohemi
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, duket më e lumtur se kurrë në krahët e të dashurit të saj, Fisnik Syla.
Ajo vazhdimisht ka publikuar gjatë këtyre ditëve imazhe me të, duke treguar se dyshja po kalojnë çaste të lumtura në krahët e njëri-tjetrit.
Në një fotografi të fundit, të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Morina u shfaq sipër qafës të të dashurit, teksa i shkruante “Mi Amore (Dashuria ime)”.
Vetëm pak minuta më vonë, ajo publikoi edhe një tjetër fotografi, ku shfaqeshin duke bërë gëzuar me të dashurin me nga një gotë alkool.
Në mbishkrimin e saj, Fjolla dha shenja të forta se mes dyshes gjërat po bëhen gjithnjë edhe më të forta, duke menduar edhe hapin e betimit, praktikisht atë të kurorëzimit.
“Haje për njëri-tjetrin, betohemi”, kanë qenë fjalët e këngëtares në mbishkrimin e fotografisë
Kujtojmë që Fjolla Morina ka mbetur ende pa një vendim të prerë nga Gjykata e Kukësit pas arrestit shtëpiak, për ngjarjen famëkeqe të nxënies me armë nga Policia e Shtetit gjatë kalimit të pikës kufitare Kosovë-Shqipëri.