Fjolla merr vëmendje me imazhin ku shihet në përqafim të partnerit në det
Fjolla Morina ka ndarë një tjetër foto në krahët e Fisnikut.
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë një ndër çiftet e reja të estradës shqiptare, të cilët duken shumë të dashuruar, shkruan lajmi.net.
Dyshja vazhdimisht shkruajnë fjalë dashurie për njëri-tjetrin, ndërsa kohë pas kohe ndajnë me ndjekësit edhe momente të lumtura që kalojnë së bashku.
Së fundi, Fjolla publikoi një fotografi, të realizuar gjatë pushimeve në Spanjë bashkë me Fisnikun, ku shfaqet në përqafim të tij.
“Kthim në kohë”, është mbishkrimi që Fjolla ia ka lënë fotos, në të cilën duket tërheqëse e veshur në bikini të zeza.
Teksa po e përqafonte partnerin, ajo vuri në pah të pasmet dhe tatuazhin gjigant që e ka në kofshë.