Fjalimi prekës i Ellen DeGeneres: Nuk dimë sa ditëlindje mund të kemi (Video)
Ellen ka mbajtur një fjalim mjaft prekës në gjatë emisionit të saj ‘Ellen Tv Show’.
Vdekja tragjike e Kobe Bryant e ka shtyrë komedianen Ellen që në fillimin e emisionit të saj të ndaj një fjalim me shikuesit të tregoj se sa e rëndësishme është të jetojmë të tashmen si të jetë dita e fundit.
Gjatë fjalimit të mbajtur ajo tregoi se të dielën ishte një ditë e veçantë për të, pasi përveç nominimit në ‘Grammy’ kishte edhe ditëlindjen, një ditë ideale për të festuar e cila brenda sekondat u kthye në një ditë tragjike.
“Sot është e hënë dhe dje ishte e diel. Ishte ditëlindja ime dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy Aëards. Unë isha e nominuar, nuk fitova. Nuk është këtu problemi” “Dje ishte një ditë e rëndësishme për mua për të festuar, por ja që morën lajmet tragjike për vdekjen e Kobe Bryant, dhe gjithçka ndryshoi për një sekondë. Dhe kjo është ajo për të cilën dua të flas”.
“Jeta është e shkurtër dhe nuk dimë sa ditëlindje kemi, prandaj nuk duhet t’i festojmë ditëlindjet, por jetën në përgjithësi”
More than ever, I’m grateful for every day. pic.twitter.com/vMEtDUG7ds
— Ellen DeGeneres (@TheEllenShow) January 28, 2020