Fjalimi fyes e përçarës i Kurtit/ Dukagjin Gorani me një analizë fantastike: Falenderojuni kësaj opozite që nuk janë si Kurti e ogranizata e tij

Fjalimi fyes e përçarës i Kurtit/ Dukagjin Gorani me një analizë fantastike: Falenderojuni kësaj opozite që nuk janë si Kurti e ogranizata e tij

Gazetari Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotnëm të kryeministrit Albin Kurti kundër Sistemit Gjyqësor dhe opozitës në tubimin e VV’së, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj partie.

Kurti në fjalimin goditi opozitën duke thënë se çdo iniciativë të tyre, opozita e ka dërguar në Kushtetuese, e këtë thotë se e kanë bërë për t’i sabotuar.

Fjalimi i plotë i Dukagjin Goranit në emisionin “Pressing” në T7:

Prej viteve 90’ta, e sidomos të viteve 90’ta për një parim shoqëror shqiptarët e Kosovës gjithmonë janë pajtu, që konflikti i brendshëm, konfrontimi i skajshëm edhe çuarja deri në ekstrem e dallimeve shoqërore në shoqërinë tanë është dashtë të jetë i ndaluar. Gjithçka mundet të përjetohet si përplasje shoqërore politike, jo shkuarja në ekstrem.

Këtë të vërtetë gjithmonë e ka ditë Albin Kurti dhe Vetëvendosja. Dhe gjithmonë kanë llogaritë në ti. Kanë llogaritë që sado që ti e promovon idenë e përplasjes, sado që ti flet për konfrontim shqiptarët e Kosovës – duke llogaritë në ti – e kanë shpërdorë. Edhe gjithmonë janë sjellë në format më provokative duke e ditë që shqiptari ordiner nuk reagon deri në atë masë.

Unë i mbaj në mend protestat, sic i mbajmë ne krejt dhe përpjekjet e atëhershme për t’i demonizu institucionet si policia e Kosovës, e krejt ne e mbajmë në mend se si policia e Kosovës thojke “mani bre djem, mani bre djem mos e merrni me kësi agresiviteti këtë punë”. Nuk mundet Policia e pasluftës me u ekuivalentizu ose me u barabarsu ose me u projektu sikur policitë e atëhershme. është absurde kjo. Absurd i dëmshëm. Mirëpo, qe ta marrim një shembull:

Nëse e shihni fjalimin e sotëm [Kurtit], atëherë duhet me ia ditë për nderë dhjetëfish më shumë, pikërisht këtij parimi që ende mbahet në shoqërinë tonë, e brenda të cilit parim funksionon opozita e sotme politike. E ajo është “nuk do të ketë konfrontim të brendshëm”, “nuk do të shkojmë na në luftë civile, pavarësisht sa pushtet i papërshtatshëm, i pa përgjegjshëm dhe i poshtër je në gjendje të jesh”.
Sonte me këtë fjalim, unë mendoj secili qytetar i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshë i Kosovës ish deshtë me qenë mirënjohës për ekzistimin e një opozite e cila nuk bie në provokime të tilla. Meqenëse ky njeri, kjo organizatë nuk mërziten nëse durimin tënd kolektiv e shpien deri në fund, deri në skajshmëri gjithmonë duke llogaritë në mirëkuptimin që e kemi me njëri-tjetrin, sepse ne në fund jemi vëllëzër.

Kjo situatë nuk duhet kurrë me u harru e as me u tejkalu, mirëpo, pikërisht ky parim mbizotërues i joni është i vetmi që më së shumti është shpërdorë dhe manipulu prej këtij njeriu [Kurtit] dhe asaj partie.
Kushdo që sonte është ka e këqyr këtë emision le të jetë i gëzuar dhe mirënjohës që e kemi një opozitë e cila është megjithatë racionale dhe e arsyeshme dhe në krahasim me këtë njeri dhe partinë e vetë është edhe e pjekur edhe e maturume. Edhe këto fore, provokime nuk i han. Këtë që e pamë ne sonte, kjo është një kuazë i deklaratë i luftës prej një kuazi lideri dhe kuazi organizate e cila në përpjekje për me vendosë autokraci krejt cka mundet me bë është me u shndërru në karikaturë. Se një organizatë e tillë me një shoqëri si ne, me një shtet çfare është, ti nuk mundesh me zhvillu diktaturë edhe nëse do.
Çka mundesh me bë është me përfundu si karikaturë e saj. Mundesh me përfundu si një karikaturë e Milloshevicit, si karikaturë e Putinit apo e Pol Potit. Mirëpo, diktaturë reale me një vend që ka baza të huaja ushtarake, me një vend që ka misione të rendit dhe ligjit prej Bashkimit Evropian, ti me ushtru diktaturë në atë vend, ajo është vetëm shpërthim i naivitetit të papërvojës dhe maliciozitetit tënd personal edhe grupor.
Le të kujtohet mirë kjo shoqni pas këtij fjalimi, përnjëmend cfarë pushteti po do nesër. A po do pushte që ka me na i harxhu edhe katër vjet gjithmonë me tentativë potenciale me na fund në luftë mes vete, apo po dojmë që këtë kapitull të njëfarë papjekurie tanë elektorale me e kapërcy dhe mos me u kthy më kurrë në të. Ju falemnderit!

Shpërndaje në: