“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si ndihem”, Cozman reagon për vrasjen e Albert Krasniqit
Reperi kosovar ka publikuar një fotografi më të ndjerin.
Cozman ka shkruar se nuk mund ta përshkruaj ndjenjën pas dyshimeve së Albert Krasniqi u vra nga babai i tij, shkruan lajmi.net.
Ai ka zgjedhur të postoi një imazh bashkë me të dhe në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar; “Pusho i qetë vëlla, fjalët nuk mund të përshkruajnë se si ndihem tani”.
Rikujtojmë se, Albert Krasniqi dikur ka qenë pjesë e labelit “Babastars” si menaxher i reperit Skivi po ashtu ai ka pasur një raport miqësor pothuajse me gjithë estradës.
Ndryshe, Albert Krasniqi ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u dyshua se u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi rreth orës 17:00 në një lagje në Prishtinë.