Fjalët me të cilat iu drejtua Bonucci kamerës pas fitores së Italisë mbrëmë, janë thjesht brutale

Fjalët me të cilat iu drejtua Bonucci kamerës pas fitores së Italisë mbrëmë, janë thjesht brutale

Anglia përjetoi një tjetër makth në 11-metërsha, në ndeshjen më të madhe të saj që nga viti 1966.

Skuadra e Gareth Southgates pati start perfekt në finalen e Euro 2020 kundër Italisë, kur Luke Shaë hapi llogarinë e golave brenda dy minutave.

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit shënoi golin më të shpejtë në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane, transmeton Periskopi.

Mirëpo, në pjesën e dytë, italianët barazuan përmes Leonardo Bonuccit, i cili – si 34-vjeçar e 71 ditë – u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar në një finale të Kampionatit Evropian.

Pas 120 minutave lojë, nuk pati më gola dhe ndeshja shkoi në penallti ku triumfoi Italia.

Marcus Rashford dhe Jadon Sancho huqën për Anglinë nga 11-metërshi, teksa Bukayo Saka pati mundësinë t’i mbante ‘Tre Luanët’ në lojë, por anësori i Arsenalit poashtu nuk qëlloi cakun.

Bonucci pastaj hodhi krip mbi plagët e Anglisë, kur gjeti një kamerë në fushë, të cilës i bërtiti: ”Po vjen në Romë.”

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: