Fjalët emocionuese të Dua Lipës pasi mori çmimin në “Global Awards 2020”
Dua Lipa festoi me familjen dhe të dashurin e saj Anwar Hadid, teksa pranoi çmimin “Këngëtarja më e mirë britanike” në “Global Awards 2020”.
Dua Lipa solli familjen së bashku me të në Global Awards 2020, si dhe të dashurin Anwar Hadid, shkruan CapitalFM, transmeton lajmi.net.
Pasi Camila Cabello hapi ceremoninë me një performancë të jashtëzakonshme, Dua Lipa fitoi çmimin e parë të natës, duke u shpërblyer si “Këngëtarja më e mirë britanike” pas disa viteve të suksesshme sensacionale në qendër të vëmendjes në vetëm 24 vjeç.
Për të festuar me të, Dua solli prindërit e saj, vëllanë dhe motrën e saj të vogël, dhe të dashurin e saj Anwar Hadid, 20 vjeç.
Anne-Marie vlerësoi Demi Lovaton për këngën e re ‘I Love Me ’- të cilën ajo e ndihmoi të shkruante.
Babai krenar i Duas u vu re në audiencë duke filmuar çdo moment të fjalimit të së bijës nga momenti i pranimit të çmimit.
Dukagjin Lipa ka bërë një emër për veten e tij në të kaluarën, pasi u pa për herë të parë me vajzën e tij në vitin 2019, fansat ‘nxituan’ të zbulojnë se kush ishte babai ‘i nxehtë’ i këngëtares.
Dua shpesh sjell familjen e saj në ngjarje të tilla të shoubizit, duke u siguruar që t’i falënderojë për mbështetjen e tyre sa herë që ka mundësi.
Kur u ngjit në skenë për ta marrë çmimin, Dua tha “Faleminderit shumë, wow, çfarë nderi është ky. Jam shumë me fat që jam këtu, veçanërisht krahas artistëve që i admiroj shumë. Faleminderit fansave të mi dhe dëgjuesve të mi, faleminderit që përkrahët muzikën time. Iisha shumë nervoz duke nxjerrë muzikë të re dhe jam shumë mirënjohës për këtë, kështu që ju falënderoj që më dhatë besimin të vazhdoj të bëj atë që dua më shumë”, ka thënë ajo.
Artistja mbaroi fjalimin e saj duke e uruar babanë me rastin e ditëlindjes.
“Dhe familja ime e mrekullueshme që janë këtu me mua sonte – Gëzuar ditëlindjen Baba!”, përfundoi ajo.