Fjalët e para të Memphis Depay si lojtar i Barcelonës do t’i ngazëllejnë fansat e klubit

Fjalët e para të Memphis Depay si lojtar i Barcelonës do t’i ngazëllejnë fansat e klubit

Ditën e djeshme skuadra katalanse, Barcelona konfirmoi transferimin e Depay nga Lyoni si lojtar i lirë, duke e çuar në katër numrin e transferimeve këtë verë.

Pas nënshkrimit, ylli holandez ka folur fjalët e para si lojtar i ri i Barçës, teksa nuk ka hezituar të falënderoj të gjithë që e mundësuan transferimin dhe shtoi se është gati për të dhënë gjithçka.

“Përshëndetje te gjithëve. Emri im është Mepmphis dhe zyrtarisht i jam bashkuar FB Barcelonës dhe jam i kënaqur me këtë”, ka thënë fillimisht Depay.

“Është një ëndërr e bërë realitet për mua t’i bashkohem klubit më të madh në botë, me tifozë fantastik”.

“Padyshim që dua të falënderoj drejtuesit e Barcelonës, presidentin, trajnerin, të cilët e bënë që kjo të ndodhte dhe jam shumë i kënaqur dhe krenar që përfundimisht arritëm marrëveshjen”.

Shpërndaje në: