Fjalët e Gareth Southgate pas humbjes shkatërruese kundër Italisë mbrëmë

Fjalët e Gareth Southgate pas humbjes shkatërruese kundër Italisë mbrëmë

Gareth Southgate mori përgjegjësinë e plotë humbjen zemërthyese të Anglisë në penallti nga Italia, në finalen e Euro 2020, duke thënë se ai urdhëroi që penalltitë të goditeshin nga personeli që vijoi.

Anglisë iu mohua trofeu i parë që nga viti 1966, teksa Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka nuk qëlluan cakun nga 11-metra, transmeton Periskopi.

”Kjo është përgjegjësia ime,” tha Southgate. ”Unë i zgjodha lojtarët që do të gjuanin. U thashë futbollistëve se askush nuk është iu vetëm në këtë situatë.

”Ne fitojmë dhe humbin së bashku si skuadër. Ata kanë qenë të bashkuar përgjatë rrugëtimit dhe kështu duhet të qëndrojë. Ishte vendimi im që t’i jepja atij [Saka] penalltinë. Kjo është totalisht përgjegjësia ime. Nuk ka të bëjë me të, Marcusin apo Jadon. Ne punuam me këto në stërvitje. Me këtë renditje vendosëm.

”Ata duhet ta dinë se nuk është asnjëri i vetëm. Ne fitojmë dhe humbim si skuadër. Penalltitë ishin vendimi im. Ne punuam në stërvitje. Nuk u var nga lojtarët. Nuk ishte për ne e sontmja. Natyrisht se do të jetë zemërthyese për djelmoshat por nuk ishin fajtorët.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: