Fjalët e fundit të 10 njerëzve të famshëm!
Fjalët e fundit të një njeriu marrin peshë të veçantë, falë kuriozitetit që ngjall tek njerëzit misteri i vdekjes. Ç’thonë zakonisht njerëzit në çastet e fundit?! Të famshmit e mbyllën kështu kapitullin në Tokë.
1. Ginger Alden, një nga të dashurat e Elvis Presley-it, tha në 2014 se fjalët e tij të fundit, pas një nate pa gjumë ishin: “Po shkoj pak në tualet për të lexuar.” Pjesa tjetër, siç thuhet, ishte histori.
2.Frank Sinatra vdiq duke thënë: “Po e humb…”
3.Fjalët e fundit që George Orwell shkruajti ishin: “Në të 50-at, të gjithë kanë fytyrën që meritojnë të kenë.” Vetë ai vdiq në moshën 46-vjeçare.
4. Filozofi Jean-Paul Sartre para se të vdiste u kthye me fytyrë nga e dashura e tij e zemrës, Simone de Beauvoir dhe i tha: “Të dua shumë, e dashura ime Beaver.”
5. Nostradamus parashikoi duke thënë: “Nesër, në të gdhirë nuk do të jem më këtu.” Kishte të drejtë.
6. Leondardo da Vinci vdiq më modest se kurrë. Fjalët e tij të fundit ishin: “Unë e kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse puna ime nuk ka cilësinë që duhet të kishte.” Çfarë? Mona Lisa s’i pëlqente mjaftueshëm?
7.Një trajner i famshëm futbolli, Vince Lombardi vdiq nga kanceri në 1970-ën. Teksa jepte frymën e fundit, u kthye nga e shoqja dhe i tha: “Gëzuar përvjetorin! Të dua shumë.”
8.Para se të kryente vetëvrasje, Ernest Hemingëay ia tha fjalën e fundit të shoqes, Mary: “Natën, macka ime.”
9. Eugene O’Neill, dramaturgu i famshëm amerikan, lindi në një dhomë hoteli të quajtur Broadway Hotel dhe fjalia e tij e fundit ishte: “E dija! E dija! Linda në një dhomë hoteli dhe dreqi e marrtë, po vdes në një dhomë hoteli.”
10. Teksa vdiste, Alfred Hitchcock tha: “Askush s’e di fundin. Duhet që më parë të vdesim për të mësuar ekzaktësisht çfarë vjen më tej, edhe pse katolikët kanë shpresat e tyre.”