Fiziku i Olivier Giroud si 34-vjeçar është i jashtëzakonshëm falë rutinës rigoroze të ushqimit

Fiziku i Olivier Giroud si 34-vjeçar është i jashtëzakonshëm falë rutinës rigoroze të ushqimit

Olivier Giroud po vazhdon të impresionojë pavarësisht moshës dhe gravitetit, derisa shpërtheu në Champions League këtë javë.

34-vjeçari shënoi një gol brilant me gërshërë kundër Atletico Madridit, për ta nënvizuar se ai mbetet një prej sulmuesve më të nënvlerësuar rrotull, transmeton Periskopi.

Champions League ka qenë kompeticioni ku ai ka impresionuar këtë fushatë me gjashtë gola në pesë paraqitje dhe vetëm dy prej tyre kanë qenë kur ai ka luajtur nga minuta e parë.

p1evf0e88h6kd1sghn641gg18ppb.jpg

Katër golat e tij kundër Sevillas në dhjetor e bënë atë lojtarin më të vjetër që ka shënuar katër herë në një ndeshje, duke parakaluar Cristiano Ronaldon.

Një prej aspekteve më impresive të lojës së tij është padyshim fiziku që posedon. Disa lojtarë do të fillonin ta lëshonin veten në këtë moshë, sidomos në rastin e Giroud që më shumë përdoret si sulmues rezervë, por kjo nuk ka ndodhur me të.

Siç detajohet nga ‘The Sun’, francezi mbajti një diet strikte dhe plan të fitnesit që ia mundësojnë atij të performojë në këtë nivel.

p1evf0ekl81cctt9518dc1t701pbbd.jpg

Ai shmang ushqimin e procesuar, sheqerin dhe vajërat dhe i përmbahet një diete ku përfshihen frutat, perimet, pula dhe peshku.

Për mëngjes, ai ha vakte të thjeshta, si ‘bagels’ dhe të bardhë të vesë, omlet derri, jogurt dhe fruta.

Dreka e tij është pjatë paksa më e madhe derisa ushqehet me sallatë pule, pasta tune ose salmon dhe oriz. Për darkë, ai ha patate të skuqura dhe pasul, tuna ose brokoli, ose pulë dhe perime të gjelbëra.

Ushqimet rekreative të tij janë bananet, frutat e thatë dhe kikirikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: