Fizikanët e Harvardit thonë se e dinë se si do të marrë fund bota dhe kur do të marrë fund

Periskopi.com SOK

Një studim i ri i bërë nga Universiteti i Harvardit sugjeron se bota është e destinuar të marrë fund ashtu siç ka nisur… me një të vërtetë të big bangut.

Teoritë se si planeti tokë përfundimisht do të përmbushë rënien e saj kanë avancuar nga teori të ndryshme luftërat bërthamore, në një përplasje katastrofike të meteoreve ose një përplasje të ngadaltë në errësirë, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Megjithatë, sipas studimit të fundit nga ekspertët e Universitetit të Harvardit, e publikuar në revistën “Physical Revieë D”, gjithçka që do të duhet është një destabilizim i një grimce që mendohet të japë të gjitha materiet në masë – grimca e bosonit Higgs.

Ne ndoshta nuk do ta presim finalen e madhe – e cila supozohet se 11 trilion vite larg e bazuar në parashikimet mund t’i vie fundit botës.

Kur dëmi destabilizues të ndodhë, bota do të shpërthejë brenda një flluske të madhe avullimi të energjisë dhe, dukshëm do të shkatërrojë çdo gjë në univers.

Ajo që është paksa shqetësuese është se fizikanët thonë se procesi mund të ketë filluar tashmë. Nëse dikush ose diçka nuk arrin të gjejë “Ungjillin e Perëndisë” të pakapshëm në universin tonë të pafund, ne kurrë nuk do të dimë kur fundi është afër.

Është gjithashtu e mundshme që dielli të shuhet dhe ngjarje të tjera të tmerrshme katastrofike të ndodhin para se bota të sheh fundin./Periskopi/