Fizikalitet, kaos dhe Carvajal: Ku mund të vendoset ndeshja Liverpool-Real Madrid
Le t’i hedhim një sy pesë zonave ku me gjasë finalja e Champions League-s mund të fitohet dhe të humbet, me rolin e Van Dijk në mesin e faktorëve.
Hapësira prapa Alexander-Arnold
Është një nga ato sharrat që vërshojnë në rrjetet sociale sa herë që Liverpool-i pranon një gol, ose sa herë që ata vihen nën presion: Trent Alexander-Arnold nuk mund të mbrohet; ai mund të kapet në befasi. Dhe, brengosëse për Liverpoolin para së shtunës, Rasti A në rastin kundër tij është ndeshja kthyese e qerek-finales së sezonit të kaluar kundër Real Madrid-it kur Vinicius Junior vazhdimisht dilte prapa tij, duke hapur rrugën për të dy golat e parë.
Vinicius, siç e dëshmoi kundër Chelsea-t, është i mirë në ekspozimin e hapësirave lartë tek flamuri, por, duke ditur se Alexander-Arnold nuk është aq shumë i adoptuar në duelet një-kundër-një (ishte një moment tjetër, herët në qerek-finale, kur Ferland Mendy doli prapa tij me një lehtësi të paparë), çështja më e madhe nuk është në të vërtetë Alexander-Arnold.
Roli i tij është të shtyej përpara. Ai është një krosues i lindur, duke regjistruar 12 asiste në Premier League këtë sezon dhe duke u koordinuar në mënyrë fantastike me Mohamed Salah. Që ta bëjë këtë, ai duhet të luaj lartë. Rreziku i tillë zvogëlohet jo kur ai kthehet më mbrapa ose kur futet më në thellësi, por nga presioni i Liverpool-it, presion që duhet të pamundësoj kundërshtarët të bëjnë pasime në atë hapësirë prapa mbrojtjes- hapësirë që është gjithmonë e ekspozuar për ekipet që luajnë me një vijë të lartë.
Të dy golat e sezonit të kaluar erdhën nga pasimet e bëra nga Toni Kroos, i cili në të dy rastet pati mundësinë për t’u kalibruar. Kjo është ajo që Liverpool-i duhet të shmangë. Ndoshta Kroos ose Luka Modric mund të bëjnë një pasim milimetrik nën presion 50-metra larg drejt rrugës së Vincius-it, por kjo është esencialisht e pashmangshme; qëllimi është që kjo të bëhet sa më e vështirë që është e mundur. Presioni i Liverpool-it të sezonit të kaluar ishte shumë më pak efikas se sa që është tani. Edhe pse mesfusha me tre lojtarë në atë ndeshje në Madrid duket relativisht muskuloze- Fabinho shoqërohej nga Naby Keita dhe Gini Wijnladum- pozicionet e tyre startuese ishin të ndikuara nga mungesa e besimit në dyshen e qendrës së mbrojtjes Nat Philips dhe Ozan Kabak, të cilët si pasojë mund të kenë pasur ndikim në Alexander-Arnold.
Rëndësia e Van Dijk
Ishte goditëse të dielen e kaluar se sa shpesh Wolves hyri prapa vijës së mbrojtes së Liverpool-it, veçanërisht në pjesën e parë. Deri në një shkallë, kjo është një rrezik i përhershëm se si luan Liverpool-i, por ajo ishte ekstreme. Ibrahima Konate, ndoshta, ishte i tronditur nga gabimi i tij i hershëm, por çështja më e madhe është Van Dijk, i cili është shumë i mirë në parashkimin se sa lart duhet të jetë vija dhe se kur ajo duhet të shtyhet përpara. Ai ishte një zëvendësim i papërdorur në dy ndeshjet e fundit në ligë pasi që u detyrua të largohej pas 90 minutave në finalen e FA kupës pas dhimbjes në kofshë dhe parashikimet janë që ai do të jetë i gatshëm për të startuar. Liverpool-i ka nevojë për të.
A mund t’i bëjë ballë Madridi fizikalitetit të Liverpool-it?
Është gjithmonë disi befasi kur një klishe mbivlerësuese e futbollit anglez del të jetë e vërtetë. Dy sezone më parë, kur Manchester City mposhti Madrid-in në të 16-at e Champions League, ishte thjeshtë mahnitëse se si Madrid-i ishte i dërrmuar nga presioni i City-t. Madrid-i është përmirësuar që nga atëherë dhe nuk do të zihet i papërgatitur përsëri, por, megjithatë, kjo mesfushë e Modric, Kroos dhe Casemiro- që të tre kanë 98 vite- mund që fizikisht të dërrmohet.
Humbja 4-0 në shtëpi prej Barcelona-s dhe ora e parë e ndeshjes në Etihad këtë sezon tregojnë se sa fragjil mund të jetë Madrid-i ndaj presionit. Ekziston aty, ndoshta, një argument për Carlo Ancelotti-n për ta startuar Eduardo Camavinga, ndoshta në vend të Kroos, duke marrë parasysh se çka mund të ofroj ai në kuptimin e energjisë. Por Kroos ishte krucial në fitoren e Madrid-it kundër Liverpool-it sezonin e kaluar dhe Camavinga ka qenë jashtëzakonisht efektiv kur vinte nga banka në fazën me elimimin. Mund të ndodh që, si kundër Chelsea-it, Federico Valverde të përdoret në një rol më të tërhequr në të djathtë.
Ka të ngjarë që do të ketë një pjesë të ndeshjes në të cilën fizikaliteti i mrekullueshëm i Liverpool-it do t’u jap atyre një të shtyrë. PSG, Chelsea dhe City të githa i kishin këto momente. Çka është esenciale është që ata [Liverpool] ta shfrytëzojn këtë.
Kujtimet e sezonit të kaluar do ta bëjnë Liverpool-in të brengoset nga rreziku që Mendy mund ta sjell kur niset përpara në të majtë, por ai është i përfshirë në vetëm tri gola në ligë këtë sezon dhe me gjasë ai do të përfshihet kryesisht në ndaljen e Salah, edhe pse ai mund të ekspozohet nëse Vinicius qëndron lart në duele me Alexander-Arnold.
Anësorët e Madrid-it
Në anën tjetër, megjithatë, Dani Carvajal mund të paraqes një mundësi reale për Liverpool-in. Ai duket si një 30-vjeçar i plogësht në vrapim, dhe derisa nuk është turp të ekspozohesh nga Kylian Mbappe, ai gjithashtu vuante kundër Riyad Mahrez dhe dyshes së Chelsea-t, Timo Werner dhe Marcos Alonso. Pritshmëritë janë që Luiz Diaz do të jetë ai që do të startoj në të majtë të Liverpool-it, por duhet të ketë një tundim për Jurgen Klopp që ta ketë Sadio Mane-n që të vrapoj në anën e Carvajal.
Protokolli kaotik
Avansimi i Madrid-it në raundet me eliminim ka një shkallë të madhe të mungesës së logjikës. Ata kanë qenë të mposhtur për faza të gjata, por që falë mrekullisë së Karim Benzema-s, Thibaut Courtois dhe Modric, kanë qenë të pamëshirshëm kur ata ishin në gjendje për ta thyer ndeshjen nga kontrolli i kundërshtarit. Ata i kanë fituar pesë ndeshjet e tyre të fundit me një rezultat të përgjithshëm 14-10. Ata kanë lulëzuar në katrahurë. Liverpool-i ndoshta mund të jetë larguar nga futbolli ‘heavy-metal’ që i karakterizonte ekipet e Klopp, por pavarësisht, ata janë të pajisur mirë për ta manipuluar kaosin më mirë se shumica e superklubeve.
Përktheu: Sokol Berisha, Periskopi