Fituesi i Copa America dhe fituesi i Kampionatit Evropian përballje tradicionale: Bashkëpunim deri më 2028

Fituesi i Copa America dhe fituesi i Kampionatit Evropian përballje tradicionale: Bashkëpunim deri më 2028

Aktiviteti i parë i përbashkët do të shohë fituesit e UEFA EURO 2020, Italia përballë fitueses së CONMEBOL Copa América 2021, Argjentinën në një ndeshje të quajtur “Finalissima” në Londër, më 1 qershor 2022. Tani kjo ndeshje bëhet traditë zyrtare, pasi UEFA dhe CONMEBOL kanë nënshkruar sot rinovimin e Memorandumit të Bashkëpunimi mes dy konfederatave deri më 30 qershor 2028.

Marrëveshja u arriti gjatë mbledhjes së zhvilluar përmes video-konferencës mes presidentëve dhe anëtarëve të Komiteteve Ekzekutive të të dy konfederatave, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Gjithashtu, ndër pikat esenciale të këtij bashkëpunimi strategjik është konfirmimi i ndërveprimit në unison mes dy konfederatave në funksion të rritjes së futbollit ndërkontinental dhe atij botëror.

Po ashtu është rënë dakord për organizimin e ndeshjeve mes ekipeve kombëtare të të dy kontinenteve, pa rënduar kalendarin aktual dhe duke mundësuar një model tërheqës sportiv për publikun. Së fundmi theksohet intensifikimi i bashkëpunimit në fusha si futbolli i femrave, arbitrimi (siç ishte dhe shkëmbimi arbitrave në dy kompeticionet kulmante Europiani dhe Copa America), zhvillimi dhe shkëmbimi njohurive edukuese, trajningut dhe ekipeve te moshave.

Shpërndaje në: