Fitorja e Kosovës ndaj Islandës, Haradinaj: Faleminderit për emocionet e fuqishme

Sonte, Kosova ka shënuar fitore kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për këtë arritje, kishte diçka për të thënë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj thotë se ndihet krenar me këtë paraqitje të Kombëtares së Kosovës, duke i falënderuar ata për emocionin dhe spektaklin e sotëm.
“Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Islandës. Faleminderit për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruat! Përpara Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Islandës, duke marrë avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit.
Lumbardh Dellova kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.
Por, gëzimi i tanëve zgjati vetëm tre minuta.
Kjo pasi që Islanda arriti të barazojë rezultatin nëpërmjet Oskarsson, pas asistimit të bukur nga Johannesson.
Pjesa e dytë nisi me iniciativë të lartë të Kosovës, e cila dha frytet e saj në minutën e 58-të.
Ishte Elvis Rexhbeçaj i cili shënoi në minutën e 58-të golin e tij të parë me fanellën dardane.
Deri në fund, Kosova i pati edhe disa raste të mira shënimi, por pa konkretizim.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës dhe fituesi kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve./Periskopi/
Amir Rrahmani: Jam i lumtur me fitoren e Kosovës, shpresojmë të kalojmë grupin