Fitore minimale për Real Madrid ndaj Betis, Carvajal në rolin e shpëtimtarit

Fitore minimale për Real Madrid ndaj Betis, Carvajal në rolin e shpëtimtarit

Real Madrid ka marrë fitoren e radhës në La Liga, duke mposhtur Betisin.

Përkundër avantazhit të fushës, Betis nuk arriti të ndalte pikë në përballjen ndaj Real Madrid, të cilën e humbi 0:1.

Fati i këtij takimi u vendos me vetëm një gol, i cili erdhi në minutën e 61’, shkruan Periskopi.

Ishte Dani Carvajal ai që me një goditje ‘volley’ shënoi për 0:1, pas asistimit të Karim Benzema.

Ky gol i Carvajal doli të kishte vlerën e tri pikëve për ‘Los Blancos’, të cilët tashmë shkojnë në kuotën e shtatë pikëve.

Betis në anën tjetër pas tri xhirove mbetet me dy pikë, pa asnjë fitore të regjistruar në edicionin e ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: