FITORE! Kosova U17 ia del, triumfon ndaj Moldavisë

Kombëtarja e Kosovës U17 ka triumfuar ndaj Moldavisë U17.Kosova triumfoi ndaj Moldavisë në Sotira Municipal Stadium të Qipros me rezultatin minimal, 1-0.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Rin Ahmeti pas 41 minutave lojë.
Ky duel u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të Ligës B në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
Kosova ndodhet në vendin e parë në grup me 4 pikë.