Fitore e madhe e Arsenalit, mposht Wolverhampton me 10 lojtarë

Fitore e madhe e Arsenalit, mposht Wolverhampton me 10 lojtarë

Arsenali ka arritur një fitore të madhe sonte në Molinoux Stadium të Wolves për të bërë një hap të madh drejt top 4 në Premier Ligë.

Gabriel (25) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në të cilën Arsenali luajti plot 26 minuta me 10 lojtar.

Arsenali ka shënuar një fitore të madhe sonte.

Djemtë e Mikel Artetës kanë mposhtur Wolverhampton për të bërë kështu një hap të madh drejt vendit të katër në Premier Ligë.

Minutat e pjesës së parë të ndeshjes ishin të qetë si për Arsenalin ashtu edhe për Wolverhampton, me dy skuadrat të cilat sulmonin kohë pas kohe portat kundërshtare.

Rreziku i parë serioz u krijua nga Arsenali në minutën e 22-të të ndeshjes kur një goditje e Ben White u bllokua nga mbrojtja e Wolverhampton.

Tre minuta më vonë, pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, Arsenali do ta gjente golin e epërsisë. Lacazette do të bënte një pasim për Gabriel, i cili nuk e pati vështirë për të shënuar nga afërsia.

Pas pësimit të golit, ishin Wolves të cilët vazhdimisht sulmuan dhe Raul Gimenez ishte shumë afër për të shënuar gol në minutën e 37-të të ndeshjes, edhe pse ai goditi fuqishëm me kokë.

Arsenali ishte shumë afër për ta dyfishuar epërsinë. Alexandre Lacazette goditi me kokë në minutën e 42-të por portieri e ndali atë.

Wolves dolën shpejt në kundërsulm dhe Nelson Semedo ku goditi topin por ai përfundoi jashtë.

Lacazette përsëri ishte afër për të shënuar për Arsenal ku ai mori një top të mirë nga Saka, por goditja përfundoi vetëm në duart e portierit.

Mundësia e fundit për shënim i takoi Wolves. Neves ishte afër për të shënuar nga gjuajtja e lirë, por topi përfundoi jashtë shtyllës së majtë të portës së Ramsdale.

Pjesa e dytë filloi me një 10 minutësh më të mirë për Arsenalin që organizuan disa aksione pa rrezik për portën e Wolves.

Megjithatë vendasit ishin shumë afër për ta barazuar rezultatin në minutën e 54-të, kur Daniel Prudence goditi por topi u devijua në goditje nga këndi nga mbrojtësit e Arsenalit.

Leander Dendoncker u tregua i rrezikshëm nga ndërprerje, ai mori një pasim nga Prudence por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Arsenali përsëri e mori ndeshjen në kontroll dhe vazhdonte edhe 10 minutat e radhës që të sulmoi në portën e Wolves, aksione që përfundonin para zonës së ekipit vendas.

Por, në minutën e 70 Gabriel Martinelli do të shkaktonte dy faule radhazi për t’u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtuar nga loja.

Wolves për një moment do të mendohej se barazoi rezultatin por goli i shënuar nga Jimenez ishte në pozitë jashtëloje.

Pavarësisht se me 10 lojtarë, Arsenali ishte buzë dyfishimit të epërsisë por Lacazette nuk ishte në gjendje të shënonte gol edhe pse ishte ballë për ballë me portierin e Wolves.

Wolves do të vazhdonte me sulme por Arsenal arriti që të mbrohet mirë në 26 minutat në vazhdim duke marrë tri pikë të mëdha në Molinoux sonte.

Me këtë fitore, Arsenal është në vendin e pestë në Premier Ligë, me vetëm një pikë më pak se West Ham që është në vendin e katër, por që rivalët londinez të Arsenalit kanë dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Arsenali.

Shpërndaje në: