Fiton në UFC, luftëtarja ukrainase qan gjatë fjalimit të saj: Mendoja vetëm për familjen në luftë
Maryna Moroz kundër Mariyka Agapova ishte një nga ndeshjet hapëse të UFC 272, që kulmoi një ditë më parë me duelin Jorge Masvidal-Colby Covington.
Moroz vjen nga Ukraina dhe u tregua brilante në ndeshjen e saj eliminatore ndaj kazakes duke e mbyllur me kapje në raundin e dytë.
30-vjeçarja më përpara ka qenë trajnere e ekipit olimpik ukrainas të boksit teksa iu dha mundësia të fliste në Oktagon dhe fjalët e saj ishin shumë emocionuese.
“Familja ime është në Ukrainë. Kam pasur një javë të vështirë. Isha e shqetësuar, vetëm qaja, sepse familja ime tani është në një situatë të rëndë. Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe, më mbështetën, sepse kjo javë ishte e vështirë për mua, doja vetëm të qaja për këtë luftë në të cilën ndodhet vendi im. Kam shumë presion. Gjithë këtë javë ndihesha nervoze dhe nuk pushoja së qari. U përpoqa të përqendrohesha. Shumë njerëz nuk e dinë, por ishte vërtet e vështirë për mua. E shoh në Ukrainë sa e tmerrshme është situate. Por arrita ta bëja ndeshjen, u fokusova dhe luftova”, u shpreh Moroz teksa të gjithë në sallën e madhe e duartokitën gjatë ukrainasen.