Fitojnë Drita, Gjilani e Malisheva – vazhdon kriza e Feronikelit
Kanë përfunduar tri ndeshje të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Tri ndeshjet e së shtunës në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës kanë dhënë tri skuadra fituese; Gjilani, Drita e Malisheva, shkruan Periskopi.
Në ndeshjen e fitores së Gjilanit, Ulpiana kaloi e para në epërsi, kur në minutën e 23’ shënoi gol me anë të Qerimit. Kurse, në pjesën e dytë Gjliani përmbysi rezultatin, me golat e Albert Dabiqaj në minutën e 65’ dhe Gerhard Prognit në minutën e 84’.
Në anën tjetër, Drita arriti të merrte fitore ndaj Drenicës në frymën e fundit, me golin e Simonovski në minutën e 89’.
Po ashtu, edhe Malisheva fitoi kundër Feronikelit me një gol të minutave të fundit, përcjell Periskopi. Golin e fitores e shënoi Sodowale.
Me këto fitore, Gjilani e Drita shkojnë në 25 pikë dhe marrin dy pozitat e para në tabelë (me një lojë më shumë sesa Ballkani). Drenica mbetet me 20 pikë, Ulpiana me 16, kurse Malisheva shkon në 15 pikë sa ka edhe Dukagjini. Feronikeli ndërkaq mbetet me vetëm 10 pikë. /Periskopi/