Fitimi i Samsung pëson rënie mbi 50 për qind
Fitimi operativ i kompanisë Samsung shënoi rënie me 56 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si rezultat i performancës më të dobët në biznesin e tij kryesor të çipave.
Rezultatet e tilla janë gjithashtu një pasojë e një krize më të gjerë në industri, e shkaktuar kryesisht nga lufta tregtare e SHBA-Kinë.
Fitimi operativ i kompanisë jugkoreane për tre muajt deri në qershor arriti në 5.6 miliardë dollarë ose 56 për qind më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
“Kompania po përballet me sfida që vijnë jo vetëm nga pasiguria në disa segmente të biznesit, por edhe nga ndryshimet në mjedisin global makroekonomik”, thuhet në deklaratë.
Samsung gjithashtu po përballet me ndërprerje të mundshme në biznesin e çipave për shkak të një mosmarrëveshjeje tregtare midis Seulit dhe Tokios.
Në mënyrë të veçantë, Japonia kohët e fundit ka vendosur kufizime të eksportit në disa materiale industriale që Seulit i kërkohet të prodhojë gjysmëpërçues dhe ekrane.
Samsung gjithashtu njoftoi se do të përqendrohet në nxjerrjen e produkteve të reja në tremujorin e tretë, përfshirë telefonat e mençur të parë të tij të palosshëm, transmeton KosovaPress.