Fisnik Asllani debuton në Bundesliga – aktivizohet kundër Leipzig
Një tjetër yll potencial nga Kosova ka bërë sot një hap të madh.
Fisnik Asllani është lojtari i radhës që debutoi në Bungesliga, me fanellën e Hoffenheim, shkruan Periskopi.
Asllani u inkuadrua në lojë në minutën e 89’, dhe nuk pati shumë mundësi të tregonte diçka në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi 2:0.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e Asllanit.
Fisniku është i lindur në Berlin të Gjermanisë, por ka shtetësinë kosovare. Ai më parë është paraqitur në grupmoshat e reja të Kosovës, kurse ka luajtur edhe me U20 të Gjermanisë. /Periskopi/