Fisnik Asllani afër kalimit në Bundesliga
Fisnik Asllani po përjeton ëndrrën në Bundesliga 2. Shqiptari është ndër lojtarët më të mirë të ligës dhe duket se ka ardhur momenti të largohet që aty.
Klubi i Bundesligas, Union Berlin dëshiron të firmos me sulmuesin dardan sipas reporterëve gjermanë. Lëvizjet janë duke u kryer dhe pritet që lëvzja të konketizohet në ditën finale të merkatos si një surprizë.
22 vjeçari ka shënuar shumë për Elversberg dhe kjo ka ndezur radarët e ekipeve më të mëdha në Gjermani. Askush nuk dëshiron që t;i ikë nga duart një talent si lojtari i Koosvës.
Hoffenheim ka në pronësi kartonin e Asllanit, por me rënien e mundshme të bluve në nivelin aktual të goleadorit e ardhmja aty duket e pamundur. Talenti i golave ka realizuar 10 gola në 18 sfida, shifër goxha e mirë sa i takon vështirësisë në ligën e dytë të “Panzerave”.