Fishekzjarri i shpërthen në fytyrë, incident i rëndë në ndeshjen e Shkëndijës së Tetovës
Në Maqedoni e Veriut ka ndodhur një episod aspak i mirë, në ndeshjen që Shkëndija e Tetovës po zhvillonte kundër Pelisterit. Në stadiumin “Ecolog Arena”, teksa Shkëndija po festonte golin e fitores, lojtarët shkuan tek tifozët për të gëzuar së bashku, dhe në këtë moment një fishekzjarr hidhet nga tribuna dhe i shpërthen në fytyrë lojtarit Egzon Bejtulai, i cili u shtri menjëherë në tokë, ku u kërkua edhe ndihma e mjekëve të ekipit për të vazhduar trajtimin e lojtarit.
Një situatë e pazakontë, që ndërpreu festimin e Shkëndijës, me lojtarët e tjerë që u kthyen nga tribunat duke u bërë shenjë që po e tepronin me fishekzjarrët. Këtë sfidë Shkëndija arrit ta fitonte me shifrat 2-1, duke u renditur kështu në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit duke lënë kështu mënjanë edhe nisjen e keqe në fillim të sezonit.
Fitorja e katërt radhazi për kampionët në fuqi, që renditen në vendin e tretë me 30 pikë, tetë më pak se Shkupi. Bardhekaltrit triumfuan 1-3 përballë FK Skopje dhe vijojnë të kryesojnë me 38 pikë pas javës së 16-të. Freddy Alvarez kaloi shumë shpejt Shkupin në avantazh (7’), por një autogol i Konstantin Cheshmedjiev (42’) riktheu baraspeshën.
Senegalezi Faustin Senghor riktheu Shkupin në avantazh në minutën e 55-të, teksa Alvarez realizoi golin e dytë personal në shtesa dhe vulosi suksesin e tretë radhazi të skuadrës së drejtuar nga Goce Sedloskit. FK Skopje e mbylli sfidën me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me kartonë të kuq të Audrey Yola Zepatta (68′) dhe Dino Najdoski (76′).
Akademija Pandev e vendit të dytë ngeci në një barazim pa gola kundër Bregalnica dhe tani numëron 32 pikë, gjashtë më pak se Shkupi kryesues, teksa sheh t’i afrohen kampionët e Shkëndijës. Struga nuk ia doli të thyejë Tikves në shtëpi, ndeshja përfundoi pa gola dhe dy ekipet ndanë nga një pikë, me ekipin shqiptar që mban pozicionin numër gjashtë në renditje.