Firmino heroi i Llapit kundër Teutës së Shqipërisë

Llapi ia ka dalur të triumfojë kundër kampionit të Shqipërisë, Teutës, me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga sulmuesi brazilian Alef Firmino.
Ky i fundit fitoi një penallti në minutën e 90’, të cilën e ekzekutoi po vetë dhe arriti ta dërgojë në rrjetë, duke i dhënë fitoren skuadrës nga Podujeva, ndërsa durrsakët nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Ky ishte testi i radhës për skuadrën e Batatinës, para përballjes së tyre për kualifikim në Evropa Ligë.