Fiorentina jep shembull, nuk ka kompromis me racizmin: Tifozi që ofendoi Koulibalyn do të dënohet përjetë

Fiorentina jep shembull, nuk ka kompromis me racizmin: Tifozi që ofendoi Koulibalyn do të dënohet përjetë

Skuadra e Fiorentinës ka dhënë një shembull të mirë në luftën kundër racizmit.

Tribunat e Serie A janë tribunat me problemet më të mëdha me racizmin. Këto probleme vazhdojnë tash e disa vite.

Së fundmi, ngjarja më e freskët është ajo e Kalidou Koulibaly, lojtarit të Napoli që u ofendua nga një tifoz i ‘Violas’, transmeton Periskopi.

Skuadra e Fiorentinës ka njoftuar se do të bëjnë gjithçka për të identifikuar tifozin që ofendoi dhe të njëjtin do ta dënojnë duke i hequr të drejtën që të futet në stadium për pjesën e mbetur të jetës së tij.

Fiorentina ka kërkuar ndihmë edhe nga policia e shtetit për të identifikuar tifozin. /Periskopi/

Shpërndaje në: