Fiorentina fiton ndeshjen e çmendur me shtatë gola e tre të kartonë të kuq kundër Napolit

Fiorentina fiton ndeshjen e çmendur me shtatë gola e tre të kartonë të kuq kundër Napolit

Ndeshje plot emocione është zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Janë dashur 120 minuta lojë që të përcaktohet çerekfinalisti i ndeshjes Napoli-Fiorentina. Napoli ka luajtur për më shumë se 40 minuta me nëntë lojtarë dhe kjo ishte arsyeja se pse ata e humbën ndeshjen. Vlahovic (41), Biraghi (58), Venutti (106), Piatek (108) dhe Maleh (119) , shënuan për Fiorentinën. Mertens (44) dhe Petagna (95) realizuan për Napolin

Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë nga Fiorentina me rezultat 2-5. Ishte një ndeshje kjo e hapur më shumë raste, ku kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani startoi nga fillimi i saj duke luajtur deri në fund.

Fiorentina ishte më e mirë në fillim të ndeshjes por që gola nuk pati deri në fund të pjesës së parë. Ishte sulmuesi në top formë, serbi Dusan Vlahovic që do të shënonte gol, pasi kaloi Tuanzeben, mbrojtësin e ri të Napolit që është huazuar nga Manchester United.

Napoli do të kthehet shpejt në lojë ku pas tre minutave, sulmuesi belg Dries Mertens shënoi një gol të bukur me parabolë në minutën e 44.

Napoli do të kishte mundur që ta dyfishonte epërsinë po që se do ta shfrytëzonte një mundësi të mirë nga goditja e lirë në minutën e 3 shtesë të pjesës së parë. Kujtojmë se Fiorentina mbeti me një lojtarë më pak nga minuta e 47-të pasi që portieri i tyre, Dragowski ndëshkohet me karton të kuq pasi ndërhyri në lojtarin e fundit të Napolit.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Napolin të cilët sulmonin vazhdimisht por Fiorentina ishte më konkrete dhe arriti që të shënojë gol në minutën e 58-të me anë të Cristian Biraghit.

Gjendja filloi të jetë e tensionuar derisa Napoli vazhdonte të bënte vazhdimisht sulme në drejtim të portës kundërshtare. Nervat do ta lëshonin Lozanon i cili do të bënte një ndërhyrje për karton të kuq në minutën e 84-të dhe do të përjashtohej nga loja.

Megjithatë, Napoli nuk u dorëzua dhe vazhdoi që ta kërkonte barazimin e rezultatit.

Gjasat dukeshin të vogla që ta bëjë këtë pasi që në minutën e tretë shtesë të ndeshjes së rregullt do të ndëshkohej me të kuq edhe Fabian Ruiz pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Napoli mbeti me nëntë lojtarë por në minutën e 95-të Petagna do ta dërgonte ndeshjen në shtesa dy herë nga 15 minuta, duke shënuar golin e barazimit.

Në shtesa Fiorentina dukej me e freskët dhe Napoli nuk kishte fuqi për t’i rezistuar skuadrës mysafire.

Kështu në fund të shtesës së parë për mysafirët do të shënonte Venutti dhe më të filluar pjesa e dytë e shtesave për Fiorentinën shënon edhe Piantek.

Por kjo nuk ishte goli i fundit. Një minutë para përfundimit të ndeshjes Fiorentina do ta shënonte edhe golin e pestë me anë të sulmuesit Maleh.

 

Në këtë ndeshje për 120 minuta lojë ka luajtur edhe Amir Rrahmani duke bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht se sonte partner e kishte një mbrojtës të ri si Alex Tuanzebe që Napoli e huazojë nga Manchester United.

Shpërndaje në: