Finem as nuk e mban mend kë grushtoi: Sa rrahim ne çdo ditë

Finem as nuk e mban mend kë grushtoi: Sa rrahim ne çdo ditë

Mbrëmjen e djeshme në internet me shpejtësi qarkulloi një video e xhiruar në Tiranë ku u tha se protagonistë ishin dy reperët shqiptarë, Finemin dhe Don Xhoni.

Gjithashtu u tha se Finem kishte goditur Don Xhonin dhe nga pamjet e publikuara shihej një gjendje mjaft e tensionuar.

Pas reagimit të menjëhershëm të Don Xhonit, i cili hodhi poshtë aludimet, ka reaguar edhe reperi tjetër, i cili duket se nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si Don Xhoni e menaxhoi situatën.

“Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrahim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrahim… Mund të më dërgosh një mesazh, si ta zgjidhim këtë që na ra, se as unë nuk kam faj këtu, por jo të tregosh më shumë detaje, se po qe puna për detaje… lajmi është fake, po pse duhet të vazhdojmë të nxjerrim gjërat më gjatë? Do të tregosh që ke njerëz? Ndoshta ti je gangster, po çoje një fjalë të mirë, jo do dalim tani të tregojmë njerëzit, nejse…”- u shpreh Finemi

Shpërndaje në: